Forcat egjiptiane të sigurisë vranë gabimisht 12 persona, midis tyre edhe turistë meksikanë, gjatë një operacioni antiterrorist. Në momentin që u qëlluan ata ishin duke udhëtuar në katër automjete të ndryshme në perëndim të shkretëtirës egjiptiane, një zonë e ndaluar për turistët për shkak të rritjes së aktivitetit terrorist.
 
Qeveria egjiptiane reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje duke sqaruar se forcat e sigurisë egjiptiane ishin në ndjekje të militantëve të ISIS në kufirin me Libinë, zonë në të cilën ata kishte nuhatur praninë e grupit terrorist.
 
Ministria e jashtme meksikanë ka konfirmuar të paktën 2 shtetas të saj të vrarë, ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimave të tjera.
 
Presidenti meksikan Enriqe Pena Nieto, dënoi sulmin me anë të një postimi në Tëitter , gjithashtu kërkoi nga autoritetet egjiptiane një hetim të gjerë për këtë ngjarje.
 
Përpos viktimave si pasojë e incidentit u lënduan edhe 10 persona të tjerë, shtetas meksikanë dhe egjiptian, të cilët janë duke u kuruar në spitalin rajonal dhe janë jashtë rrezikut për jetën.