EGJIPT - Presidenti egjiptian Mohamed Mursi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në tre qytete Port Said, Ismailia dhe Suez përgjatë Kanalit të Suezit, të cilat kanë qenë skena të përleshjeve të përgjakshme që u ndezën në fundjavë, ku mbetën të vrarë më shumë se 45 njerëz.
Situata është rënduar në Egjipt pasi menjëherë pas vendimit me vdekje nga një gjykatë për 21 personat, përgjegjes të trazirave në një stadium në shkurt të 2012 ku mbetën të vrarë 74 veta.
Gjithashtu Egjipti për të pestën ditë radhazi është mbërthyer nga protestat e 25 janarit që shënuan 2-vjetorin e revolucionit arab, të cilat kishin në shenjestër edhe Presidentin aktual Mohamed Mursi.
Ndërkohë Presidenti Mursi ka bërë thirrje për dialog me politikanët e opozitës. Opozita sapo ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në dialogun e ftuar nga Mursi.
Gjithashtu të hënën, qeveria egjiptiane ka miratuar një projektligj që ushtria të bashkohet me policinë dhe të ketë fuqinë e arrestimit.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com