EGJIPT - Presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adly Mansour, është duke shqyrtuar një ligj të propozuar në lidhje me protestat, i cili është aprovuar nga kabineti i tij. Ligji i cili ka ngjallur zemërimin e grupeve për të drejtat e njeriut dhe të disa partive politike, ka disa masa ndaluese për ata që duan të organizojnë protesta.

Sipas raportimit të medias shtetërore, këto masa konsistojnë në disa pika:
- Përpara çdo demostrate, ti dorëzohet një apel Ministrisë së Brendshme
- I jep krerëve të policisë të drejtën për të anuluar, shtyrë apo të lëvizin diku tjëtër protestën.
- Lejon krijimin e zonave ‘të lira’ për protesta rreth institucioneve publike

Por, grupet për të drejtat e njeriut e kanë pritur keq këtë ligj të propozuar duke thënë se fuqia që mund t’i jepet policise, do të përkeqësojë konfliktin politik në Egjipt. Reagime pati edhe nga partitë politike. Partia Tamarod shkruajti në ‘Facebook’ se çdo ligj që limiton të drejtën e demostratës paqësore, të cilën egjiptianët e fituan me revolucionet e 25 dhe 30 janarit, është i padrejtë. 

Kjo parti është përgjegjëse për organizimin e fushatës së peticionit e cila çoi në rrëzimin e presidentit Morsi në korrik nga ushtria egjiptiane. Gjithashtu partia Nour, partia e dytë më e madhe islamike në vend, kritikoi këtë ligj duke ftuar Presidentin Mansour në një debat, para se të aprovojë atë.

(v.gj/shqiptarja.com)