Egjipt, protestë në sheshin Tahrir kundër Presidentit Sisi. Arrestime të shumta

Egjipt, protestë në sheshin Tahrir kundër Presidentit Sisi. Arrestime të shumta

Policia egjiptiane përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra njerëz që ishin mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro për të protestuar kundër qeverisë së Presidentit Abdelfettah Al Sisi.

Al Jazeera shkruan se disa protestues janë arrestuar.

Sheshi Tahrir është simboli i ‘Pranverës Arabe Egjiptiane’, këtu në vitin 2011 miliona njerëz u mblodhën për të shkarkuar Presidentin e atëhershëm Hosni Mubarak.

Sipas dëshmitarëve, forcat e sigurisë kanë bllokuar të gjitha rrugët hyrëse në shesh dhe kanë arrestuar mjaftë të rinj, e njëjta skenë si në vitin 2011, kur nga presioni i demostruesve , ra regjimi i Hosni Mubarak.

Manifestime të ngjashme janë zhvilluar në disa qytete të tjera, si Aleksandria, Suez, Mahallah dhe Damietta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja