KAJRO - Në kryeqytetin egjiptian, Kajro janë verifikuar sërisht tensione dhe përplasje, mes forcave të policisë dhe grupeve rebele.

Një agjent policie ka humbur jetën, si pasojë e shpërthimit të dy bombave artizanale, në stacionin e Helmayat El-Zaytoun, jo më larg nga Metro-ja e Kairos.

Zona është izoluar, për të evituar shpërthime të tjera.

Përleshjet ndodhën në Kerdasah. Forcat e sigurisë, kanë ndërhyrë në zonë, për të arrestuar personat të cilët akuzohen për vënie zjarri ndaj policisë, duke vrarë të paktën 11 agjentë policie, në muajin korrik të këtij viti.

Forcat e policisë që nga ajo periudhë nuk kishin mundur të hynin më në lagjen e Kerdasah.

Sipas televizionit shtetëror egjiptian, forcat e sigurisë, kanë përdorur gaz lotësjellës, ndaj grupeve rebele.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)