KAIRO- Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një autobus, në Nasr City të Kairos në Egjipt. Televizioni shtetëror pasqyroi pamje nga autobusi me dritare të thyera nga forca e shpërthimit.

Pas shpërthimit u raportua se mund të kishte edhe të vdekur, por autoritetet e përgënjeshtruan një gjë të tillë. Burime nga policia, thanë se bomba shpërtheu në momentin e kalimit të autobusit. Ky shpërthim ndodhi vetëm një ditë pasi qeveria e egjiptiane shpalli Vëllazërinë Myslimane si një organizatë terroriste.

Në muajt e fundit, Egjipti është duke përjetuar një valë të shpërthimeve me bomba dhe protesta të dhunshem dhe autoritetet fajësojnë militantët islamikë, për këtë gjë. Qeveria ka premtuar të luftojë terrorizmin, pas sulmeve që ndodhën ditën e martë, ku humbëm jetën 16 persona dhe u plagosën 140-të të tjerë.
 
Atentatet dhe shpërthimet, janë në rend të ditës në Sinai, që prej kohës kur ushtria rrëzoi presidentin islamik Mohamed Mursi në muajin korrik të këtij viti, pas protestave të shumta kundër qeverisë së tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)