EGJIPT (KAJRO) - Disa shpërthime ka ndodhur në Kajro, pranë Departamentit të Sigurisë dhe pranë stacionit të metropolitanës, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave dhe duke plagosur 80 të tjerë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një atentat kamikaz në një makinë të mbushur me eksploziv si edhe për shpërthimin e një bombe.

Në Kryeqytetin egjiptian, është një atmosferë e tensionuar, në prag të përvjetorit të tretë të revoltës kundër Hosni Mubarak.

Më 25 janar të vitit 2011, mijëra persona dolën në shesh në Kairo dhe në shumë qytete të tjera egjiptiane, duke kërkuar fundin e regjimit të Mubarak-ut dhe kushte jetese më të mira. 

Në atë kohë protestat nisën në formë paqësore, por më pas degjeneruarn në përleshje të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.

Gjithashtu, gjatë atentateve të ditës së sotme, raportohet se ka pasur edhe dëmtime në Muzeun e Islamik të Kairos.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)