Një seri shpërthimesh janë dëgjuar gjatës mbrëmjes së djeshme para ndërtesës së policisë në Kajro ndërsa Egjipti është vënë në shënjestër të sulmeve të vazhdueshme nga grupet xhihadiste të Shtetit Islamik (EI) kryesisht drejt forcave të rendit, raportuan zyrtarë të sigurisë.
Këto burime nuk mund të konfirmojnë ende zyrtarisht nëse nga sulmi në lagjen qendrore të kryeqytetit janë regjistruar apo jo viktima.
Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar pjesërisht ndërtesa e policisë.
Sulmi nuk ka ende një përgjegjës në provincën e Sinait, pasi dega egjiptiane e Shtetit Islamik në mënyrë sistematike kryen atentate dhe sulme ndaj policisë dhe ushtarëve që nga periudha kur ushtria largoi me forcë dhe arrestoi më 3 korrik të 2013-ës presidentin Mohamed Morsi dhe mbështetësit e tij.