/ATSH-AFP/ - Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sissi, u nis sot për në Itali, duke filluar turin e tij të parë në Bashkimin Evropian që do e dërgojë më pas në Francë, për të tërhequr investitorët e huaj pavarësisht trazirave politike të vazhdueshme.

Sissi, ish-kreu i ushtrisë që rrëzoi presidentin islamik, Mohamed Morsi, në korrik 2013, do të takojë sot papa Françeskun gjatë vizitës së parë të një kryetari egjiptian në Vatikan, që prej tetë vitesh, sipas një komunikate të presidencës. Ai do të takohet me kryeministrin Italian, Matteo Renzi, në Romë.

Presidenti egjiptian do të shkojë nesër në Paris, ku do të takojë homologun e tij francez, François Hollande, dhe shumë përgjegjës të tjerë të lartë, ku edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Laurent Fabius, të mërkurën.

Lufta kundër xhihadizmit, kryesisht kundër grupeve të armatosura islamike që bëjnë ligjin në Libinë fqinje, do të jetë në qendër të bisedimeve.