EGJIPT - Sot(04.11.2013) fillon procesi gjyqësor i ish-Presidentit Mohamed Morsi, 4 muaj pas largimit nga pushteti. Kjo do të jetë dhe dalja e tij e parë në publik pasi që prej korrikut ka qëndruar në një vend të fshehtë.

Ish-presidenti akuzohet për nxitje të dhunës, së bashku me 14 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Analistët kanë shprehur shqetësimin se ky gjyq mund të nxisë dhunën në vend. Morsi i cili mbështetet nga Vëllazëria Myslimane, u bë Presidenti i parë egjiptian i zgjedhur me votën e lirë, por Presidenca e tij nuk zgjati as një vit.

Protestat për rikthimin e tij në pushtet ende vazhdojnë në të gjithë Egjiptin duke shënuar qindra të vdekur. Autoritetet kanë paralajmëruar se do të shtypin me forcë çdo protestë të dhunshme e cila do të ketë lidhje me këtë gjyq. Mediat shtetërore raportuan ditën e dielë se gjyqi i Morsit do të mbahet në Akademinë e Policisë në Kajro.


(v.gj.shqiptarja.com)