Pas tre ditësh të protestave të përgjakshme në sheshin “Tajrir” në Kajro qeveria e Egjiptit ka dhënë dorëheqjen.
Përmes një deklarate presidenca egjiptiane thekson se kryeministri i Egjiptit, Ibrahim Mihlib pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e sotëm i ka dorëzuar Presidenti aktin e dorëheqjes të kabinetit të tij.
Ndërkohë që presidenti i vendit ka pranuar dorëheqjen e qeverisë ku thuhet se Sisi ka ngarkuar Ministrin e Burimeve Natyrore dhe Hidrokarbureve Sherif Ismail dhe i ka kërkuar atij që brenda javës të formojë qeverinë e re.
”Presidenti pranoi dorëheqjen e qeverisë”, thuhet në njoftimin e presidencës egjiptiane.
”Asnjë shpjegim për këtë dorëheqje nuk është dhënë. Sissi ka ngarkuar Mehleb për të drejtuar vendin deri në formimin e një kabineti të ri”, vijon komunikata e presidencës.
Kryeministri i Egjiptit Ibrahim Mehleb nuk ka komentuar mbi dorëheqjen, ndërsa gjatë konferencës për shtyp ai është larguar menjëherë duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com