Egjipt, zbulohet piramida e vogël në 
Kajro, daton prej 3700 vjetësh 

Egjipt, zbulohet piramida e vogël në <br />Kajro, daton prej 3700 vjetësh 
Në jug të Kajros është zbuluar një piramidë e vogël që daton prej 1802-1640 para lindjes së krishtit, që i takon dinastisë së 13 të Egjiptit.
 
Piramida 3700-vjeçare është gjetur në nekropolin e Dahchourit në gjendje të mirë ruajtje, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Antikiteteve.
 
“Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar gjithashtu një korridor që të çon në brendësi të piramidës, zgjatur nga një devijim. Ekipi do të vazhdojë gërmimet në qendër për të gjetur pjesën e mbetur të piramidës.”, vijon m tej komunikata.
 
Piramida e zbuluar është pranë piramidës të ndërtuar nga Faraoni Snefru që ka themeluar dinastinë e katër që daton në vitet 2600 para lindjes së krishtit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)