KAJRO- Të paktën 30 të vdekur raportohen nga përleshjet e shumta mes forcave të policisë dhe filo-qeveritarëve, ndërsa 300 të tjerë, mbështetës të ish-presidentit Mohamed Morsi janë arrestuar sot në 3-vjetorin e revolucionit të vitit 2011.
Nga informacione jo zyrtare dyshohet se numri i të vdekurve tejkalon shifrën 50, numër që pritet të rritet pasi ka edhe shumë të plagosur, rreth 200.
Përleshjet më vdekjeprurëse janë shënuar në Minya, Giza, Aleksandri, Kajro dhe në qytet të tjera.
Mediat vendase kanë njoftuar se një helikopter i ushtrisë është rrëzuar në Sinai, pasi dyshohet se është hedhur drejt tij një raketë.
Një shpërthim tjëtër me bombë ka ndodhur jashtë një kazerme të sigurisë në Suez, ku u plagosën të paktën 9 vetë.
Një tjetër shpërthim, i përmasave më të vogla ka ndodhur edhe në një ndërtesë të policisë në Kajro.
Gjithashu, shpërthimi i një makine bombë ka rezultur vdekjeprurëse për të paktën 4 persona e duke plagosur shumë të tjerë.
Edhe tri vite më parë më 25 janar të vitit 2011, mijëra persona dolën në shesh në Kajro dhe në shumë qytete të tjera egjiptiane, duke i dhënë fund regjimit të Mubarak-u.
Në atë kohë protestat nisën në formë paqësore, por më pas degjeneruarn në përleshje të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.
Redakia online
(e.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com