
Pika kufitare Rafah
Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah e hapur për Rripin e Gazës nuk është mbyllur, por Izraeli pengon hyrjen e ndihmave, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abu Zeid deklaroi se perceptimi që pika kufitare Rafah mbahet e mbyllur nuk është e vërtetë.
“Pika kufitare Rafah nuk është mbyllur asnjëherë që nga fillimi i krizës në Rripin e Gazës. Pika kufitare Rafah është e hapur. Ata që pengojnë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës me kushte penguese dhe arsye të pabaza është pala izraelite. Ata të cilët pretendojnë se kufiri është i mbyllur, të dëgjojnë deklaratat e bëra nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë rajonin”, tha Abu Zeid i cili shtoi se i dënojnë ata që pretendojnë të kundërtën e kësaj.
Ai theksoi se nga deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë mund të kuptojnë se pala egjiptiane ka përmbushur përgjegjësitë e saj për të siguruar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza në mënyrë të vazhdueshme.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA: Biden i bën thirrje Izraelit të mbrojë Al-Shifën! Veprimet e Hamasit nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit! Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme niset drejt Izraelit








