Egjipti ka theksuar se propozimi i tij për një armëpushim në Gaza mbetet në tryezë dhe ka lënë të kuptohet se nuk do të ndryshohet pasi ka mbështetjen e plotë të presidentit palestinez, Ebu Mazen. I pyetur nëse Egjipti ka qënë i informuar për një nismë paqeje Katar-Turqi, ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry tha se "ne nuk kemi qenë të informuar për ekzistencën e një iniciative të tillë".
"Nisma egjiptiane është gjithmonë mbi tryezë", tha Shoukry në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm francez, Laurent Fabius në Kajro. Kreu i diplomacisë egjiptiane theksoi se "propozimi ka marrë mbështetjen e Lidhjes Arabe dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar"./ATSH/
/Shqiptarja.com