Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, bashkë me përfaqësues të Drejtorisë së ALUIZNI-t dhe pushtetit vendor ishin të pranishëm dje në fshatrat Zhelizhan dhe Mazhaj, Lushnje, për të ndarë leje legalizimit për rreth 100 objekte prona të banorëve të këtyre zonave.
Ministrja Gjermeni u shpreh se, shumë prej familjeve prisnin të bëheshin pronarë të banesave të tyre prej 10 vitesh.
Ndërkohë që Drejtoria e ALUIZNI Lushnje në një vit ka mundur të përfundojë proçesin e legalizimit për 1.400 familje ose pesë herë më shumë krahasuar me 394 leje të dhëna në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme.
“Njëqind mijë familje që jetojnë në zonat informale gëzojnë pronat e tyre të ligjshme falë një procesi falas, transparent dhe të pakorruptuar”-tha Gjermeni. Sipas saj, premtimi për vitin 2017,është të përfundojmë proçesin e legalizimeve në pjesën më të madhe të zonave informale masive.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com