Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 13-të. Tanimë është zbardhur edhe agjenda e pesë ndeshjeve që do luhen fundjavën që vjen. Gjithçka nis të shtunë në 13:30 me Egnatia - Partizani, sfidë direkte mes dy kryesuesve. Po të shtunë, në 17:00 luhet Vllaznia - Laçi dhe Skënderbeu - Teuta.

Më pas të diel në orën 13:30 në "Selman Stërmasi" luhet Tirana - Kukësi dhe në orën 17:00 Dinamo - Erzeni në "Niko Dovana" të Durrësit. Pas javës së 12-të, Egnatia kryeson me 26 pikë, aq sa ka edhe Partizani që ka një ndeshje më pak. Në fund të renditjes Vllaznia, Dinamo dhe Teuta.

Superliga - java e 13-të:

E shtunë

13:30 Egnatia - Partizani

17:00 Vllaznia - Laçi

17:00 Skënderbeu - Teuta

E diel

13:30 Tirana - Kukësi

17:00 Dinamo - Erzeni

Renditja: