Egnatia gati të shkruajë historinë në CL, Edlir Tetova: Objektivin e kemi të përbashkët me tifozët

Egnatia gati të shkruajë historinë në CL, Edlir Tetova: Objektivin e kemi të përbashkët me tifozët

Tetova dhe Malota

Egnatia luan sot në 20:00 kundër Ararat-Armenia për ndeshjen e kthimit në turin e I kualifikues të Conference League. Përballja luhet në "Elbasan Arena", ndërsa ndeshja e parë në Yerevan përfundoi 1-1. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova dhe mbrojtësi me përvojë, Renato Malota.

Trajneri tha se janë gati për të shkruar historinë me mbështetjen e tifozëve, teksa për herë të parë Egnatia luan në Evropë.

"Lojtarët janë të bindur në aftësitë që kanë dhe në këto momente atmosfera është shumë e mirë për të kërkuar fitoren dhe kualifikimin. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për në. Organizimi dhe mbështetja e tyre në një ndeshje historike si kjo do ta rrisë dëshirën për fitore dhe kualifikim. Ky është  një objektiv që e kemi të përbashkët, si ne, po ashtu dhe tifozët tanë të mrekullueshëm", tha Tetova.

Ndërkohë mbrojtësi me eksperiencë, Renato Malota ka thënë se nëse zbatojnë detyrat do ia dalin kundër Ararat-Armenia.

"Flas nga eksperienca ime pasi kam luajtur me disa skuadra në Europë. Fatmirësisht kam kaluar disa ture dhe pak a shumë i njoh ekipet. Ato që kemi përballë. Kemi treguar se kemi patur ekipe shumë më të fortë se Araratin dhe kemi kaluar. Kështu që nëse jemi në ditë të mirë dhe zbatojmë detyrat them se do i kalojmë ata", tha Malota.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut