Egnatia - Partizani rinis ku u ndal, kalendari i Superligës deri në fundin e vitit

Egnatia - Partizani rinis ku u ndal, kalendari i Superligës deri në fundin e vitit

Ndeshja e ndërprerë mes Egnatias dhe Partizanit (1-1)

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur kalendarin e Superligës nga java e 13-të e deri në javën e 18-të. Ndeshjet e javës së 13-të të kampionatit do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 23 dhe 24 nëntor, duke nisur me sfidën Egnatia – Partizani, që u ndërpre të shtunën e 11 nëntorit për shkak të ndarjes nga jeta të futbollistit të Egnatia-s, Raphael Dwamena. 

Ndeshja që u ndërpre në minutën e 24-t, do të vazhdojë pikërisht aty ku u la dhe kjo javë e 13-të do të ulë siparin me dy ndeshjet Vllaznia – Laçi dhe Skënderbeu – Teuta që do të luhen në të njëjtin orar, 17:00 më 24 nëntor.

Ndeshjet e javës së 14-të do të luhen të ndara në dy ditë në datat 27 dhe 28 nëntor, duke nisur me sfidën Erzeni – Tirana, më 27 nëntor në ora 13:30 dhe duke ulur siparin me ndeshjen Teuta – Vllaznia më 28 nëntor në ora 16:00.

Është përcaktuar edhe dita dhe ora se kur do të zhvillohet ndeshja e prapambetur mes Partizanit dhe Teutës. Takimi do të luhet më datë 7 dhjetor në orën 17:00.

Kalendari i Superligës:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë