Egnatia ka shkruar historinë e Klubit të vet. Klubi rrogozhinas pas humbjes 3-1 në Irlandë ka arritur të përmbysë në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Europa League Shamrock Rovers, pasi ka fituar me rezultatin 5-1.

Për pasojë kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga Nevil Dede do të marrin pjesë në raundin Play-Off të Europa League, ku do të luajnë me norvegjezët e Lillestrom.

Mbrëmje e paharrueshme edhe për Dinamon. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Letoni, 'nëndetësja' ka arritur të kualifkohet në play-off të Conference League, pasi ka fituar 4-0 ndeshjen e kthimit të turit të tretë në elbasan arena.

Për pasojë skuadra e Ilir Dajës do të luajë në play-off të conference league kundër Pafos të Qipros, që sezonin e kaluar mori pjesë në grupet e Champions League. Edhe pse përballë ka një skuadër të mbushur me shumë yje, Dinamo është vetëm një hap larg historisë. Pas 3 tureve të kaluara në Evropë, këtë vetë duhet edhe një hap i fundit për të siguruar pjesmarrjen në grupet e Conference League.