Tirana ka pësuar një tjetër disfatë në kampionat pas derbit, pasi këtë herë është mposhtur 2-3 me përmbysje nga Egnatia. Në ‘Selman Stërmasi’ bardheblutë kaluan dy herë në avantazh, por rrogozhinasit jo vetëm që ia dolën të barazonin, por edhe përmbysën shifrat me Paulauskas. Më herët Duamena, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, realizoi ‘dopietë’.
Me këtë fitore Egnatia u shkëput në krye të klasifikimit me 19 pikë, ndërsa ndjekësin më të afërt ka Partizanin.
Komento