‘Egoiste, vajzën ta rrit mamaja’, Aulona Musta kapet keq me fansen: Grua e dështuar

‘Egoiste, vajzën ta rrit mamaja’, Aulona Musta kapet keq me fansen: Grua e dështuar

Moderatorja Aulona musta me bashkëshortin dhe vajzën e saj

Në ditët  sotme të jesh nënë është mjaft e vështirë. Po të jesh edhe nënë edhe grua në karrierë? Normalisht që vështirësitë shtohen por këtu futet diplomacia dhe nëse bën një manovrim të mirë të situatave arrin t’ja dalësh mbanë. Këtë gjë ka bërë pikërisht moderatorja Aulon Musta por shpesh herë përballet me njerëz që nuk e pëlqejnë. Madje mospëlqimin e tyre e shprehin hapur duke i komentuar në profilin e saj në Instagram.  

Së fundmi moderatorja ka publikuar një shkrim për të gjitha nënat, me anë të së cilit u jep kurajo që të vazhdojnë të kujdesen për veten, edhe pse mund të jenë me fëmijë. Dhe një nga ndjekëset nuk e ka mirëpritur këtë shkrim. Ajo shprehet se fëmijën Aulonës po ja rrit mamaja dhe këtu nisi gjithë sherri.

Komentet në foton e moderatores Aulona Musta

 “Problem i Aulonës është që vajzën po ja rrisin mamatë dhe jo ajo vetë. Sepse duke qenë shumë egoiste për veten e vet, nuk i del koha për vajzën. Kur të rritet goca dhe ajo do ta ndjejë këtë mangësi,”- shkruan ndjekësi.

"Hahaha nëse duke menduar në këtë mënyrë, justifikon dështimet e tua si grua dhe si nënë, vazhdo mendoje. Por ti do vazhdosh të jesh e palumtur, gjithsesi...,”- i është përgjigjur Aulona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë