Egzon Binaku, mbrojtësi që la Suedinë për Shqipërinë
Egzon Binaku, një emër që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares U-21 të Suedisë, por që ka vendosur të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet pjesë e kuqezinjve.
Egzon Binaku, futbollist
Një nga risitë e listës së Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet miqësore të radhës (ndaj Kosovës dhe Ukrainës) ishte pa dyshim Egzon Binaku.
Një emër që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares U-21 të Suedisë, por që ka vendosur të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet pjesë e kuqezinjve.
Kemi të bëjmë me një lojtar difensiv, që luan në krahun e majtë, si rol natyral, por ka provuar të bëjë edhe mbrojtësin e djathtë për nevoja të trajnerit. Ai ka lindur më 27 gusht 1995, është 22 vjeç dhe luan me klubin suedez të Malmö FF.
Djaloshi me origjinë nga Kosova e ka bërë debutimin e tij në “Allsvenskan” (elitën e futbollit suedez) në ndeshjen kundër Halmstads BK, më 4 maj 2015.
Ai ka luajtur edhe dy ndeshje me Suedia U-21, ndërsa ka qenë pjesë edhe e kombëtares së 19-vjeçarëve të këtij vendi skandinav.
Në kampionatin e fundit suedez, Binaku është aktivizuar në 10 ndeshje, ose 524 minuta lojë, duke qenë startues në 5 sfida dhe në 5 të tjera ka hyrë si zëvendësues.
Kujtojmë se deri tani, “Allsvenskan” ka luajtur 10 javë nga sezoni i ri futbollistik. Më parë, mbrojtësi në fjalë ka qenë pjesë e BK Häcken dhe IFK Åmål, po në Suedi. Binaku do të kërkojë të zërë vendin e Ansi Agollit, që tashmë nuk grumbullohet nga Panucci.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jasir Asani shkëlqen në Azi, lë pas Cristiano Ronaldon! Sylvinho 'fërkon duart'
13 Mars, 12:32
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15
-
Eduard Zaloshnja: Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës
12 Mars, 09:46
-
'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios
11 Mars, 12:44
-
Brruti merr pasaportën, mësohet lista me 25 emrat e ftuar nga Sylvinho për sfidat kundër Anglisë dhe Andorrës! Shqetëson prapavija
11 Mars, 09:26
-
Kombëtarja bëhet gati për Botërorin, të sigurta mungesat e Brojës dhe Tucit! Silvinho i shqetësuar nga Mitaj, Hysaj e Ismajli
10 Mars, 12:23
-
Liga e Kombeve/ Dy humbje në kaq ndeshje, Kombëtarja e vajzave përmbyset 5-1 nga Çekia
26 Shkurt, 13:16
-
Kombëtarja U-21 miqësore me Greqinë në mars
25 Shkurt, 11:17
-
Kupa e Botës 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra
28 Janar, 16:08
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51