Einxhëll e revoltuar me Ilirin: Për lojën nxori gruan dhe dashnoren! Nuk 'kurseu' as vajzën në këtë histori

Einxhëll e revoltuar me Ilirin: Për lojën nxori gruan dhe dashnoren! Nuk 'kurseu' as vajzën në këtë histori

Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Einxhel dhe Ilirit brenda shtëpisë së BBV-së.

Einxhëll Shkira e ka akuzuar Iliri Shaqirin se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që i përkisnin të shkuarës.

“Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrin të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…”, tha ajo duke rikujtuar faktin se Iliri ka bërë publike tradhtinë e tij.

Më pas, Einxhel shtoi se vetëm për protagonizëm në lojë ai nuk “kurseu” në këtë histori as vajzën e tij, së cilës iu desh që të mësonte tradhtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit.

“Imagjino, vajza e saj nuk e dinte këtë histori dhe mund ta ketë mësuar teksa e ka parë nga televizori”, tha ajo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd: 15/12/2021 12:17

    Eingel , eshte modeli i femres se sotme shqiptare ,nje zhurmuse llafazane qe ka pushtuar sot ekranet dhe portalet,eshte nje gje e frikshme cfar po ndodh sot ne Shqiperi. Me vjen e keq per Ilirin qe eshte i vetmi vip i vertete ( ndonse e meritojne edhe dy tre vete aty),qe ka pranuar te futet ne ate fole grenxash ku dominon tallavaja ,duke harruar qe nuk eshte ne itali,sepse etika dhe sjellja civile e tij nuk pershtatet me fshatin shqiptar ,ku snobizmi i ketyre personazheve i ka kthyer me katapulte ne vipa. Atje ku Iliri apo Deniada e ndonje tjeter ka arritur suksesin ,nuk arrihet kaq lehte e me nje dite ,sic e pranoi dhe “perputhja” Manuela ,duke i thene dikujt se ,”ate qe ti a dikush e ka arritur per 20 vjet,une e kam arrit brenda nje muaji”. Shikoni Grande Fratello-n vip,nje aktor me emrin Alex doli “i dhjere” nga programi vetem nga nje arsye banaliteti,kur moderatori i tha “freeze”, dhe ai nuk e zbatoi,ku arsyeja e vertete ishte banaliteti i tij,pasi iu corr maska qe tregoi se ai po luante me ndjenjat e dikujt aty brenda duke bere te vuaj ,ne fakt dy persona edhe ate qe kishte jashte. Pra ne fund programi e dha mesazhin e vet,qe nuk mund te mbaj edhe ne nje loje te tille,nje njeri fallso e imoral dhe ne rastin e pare e perjashtoi nga loja dhe moderatori Signorini eshte i ndjeshem per kete,se e tille eshte shoqeria. Krahasoni kete me cfar ndodh ne “Grande Fratello”-n shqiptare,ku Donaldi “i shperfytyruar” tashme nga presioni i lojes se keqe dhe te gabuar qe po ben ,por ja qe “vllai madh” si duket i ka dhene “kartabianke” te bej c’te doje dhe ai tani ka arrit edhe “nje hap” perpara,”argumentet” e tij kane rritur aq shume tonin sa eshte kthyer i vetmi zhurmuesi mashkullor ne ate shpi ,duke bere konkurence edhe me Eingel dhe duke vazhduar te mbaje “flamurin” e protagonistit. Si ka mundesi qe pranohet si moral thenia e tij qe e deklaroi dhe dje,pak a shume,” pse ore s’me leni te bej ate qe dua te bej” .ku e kishte fjalen per lidhjen qe ka kriju aty brenda edhe pse jave me pare puthi Boren ( ishin) dhe i dergoi dhe dhurate jasht mureve duke bere shou dhe duke nenkuptuar se ai po deklaronte dashurine ndaj saj ne forma te ndryshme dhe po lufton per kete dhe nga ana tjeter sapo doli Semi “u dashurua” me tjetren dhe tash nuk po duron por deklaron publikisht se ne nuk po e lejme te lire ,se ai “don te haje te dashuren brenda shtepise”,pra nuk po kontrollon dot as hormonet.. Shkurt, moralin e atyre qe ne jeten jashte shtepise mbajne dashnore ,ai po e percjell si dicka normale dhe te zakonshme ,duke e kthyer ne fakt si normale edhe nga vllai i madh qe nuk reagon,por po na e percjell si model per femijte tane,kur vetem se e dashura aty brenda ( e Donaldit) n’a u prek se nje djal e ftoi per dreke ( darke) vetem se e pyeti moderatorja se ke do te ftonte dhe ai ftoi per te njohur pikerisht ate ,kur ne fakt kishte jasht nje problem te pazgjidhur,ai me pas vetem se veproi keshtu “u masakrua” derisa doli nga loja. Pse ndaj Donaldit amplifikohen gjerat nga “vllai madh” duke e nxjerr normal sjelljen dhe moralin e tij dhe duke e bere protagonist kur nuk e meriton..!? Ky eshte Big Broother made in Albania,qe per mua eshte shume shemtuar. Dikush mund te thote ,mos e shih..! Po ,sigurisht qe nuk e shoh se me vjen per te vjelle,por e shoh aq sa per te kuptuar deri ku ka arritur eksperimenti me shoqerine shqiptare,sepse Big Brother,eshte ne miniature shoqeria e nje vendi,mentaliteti i tij. Shikoni e beni krahasim personazhet qe vijne nga ata qe kane jetuar ne Perendim,me kta ketu “shqeto” made in albania,jane si nata me diten..!? Dhe kjo t’a shton dhimbjen e kokes ..!

    Përgjigju
  • renato: 08/12/2021 23:29

    Iliri do te tregohet si nje njeri me moral nder kohe qe tregon se ka tradhetuar gruan...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë