
Kur kanë kaluar më shumë 15 orë nga shembja e teatrit, qytetarët kanë ndezur qiri dhe kanë vendosur flamurin kombëtar në hyrje të pedonales. Me duartrokitje dhe këngën "Për mëmëdhenë", të rinjtë kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në protestë. Pyetur nga Report Tv mbi simbolikën, qytetarja është shprehur se sot është humbur një betejë, por lufta vijon.
"Sot qytetarët janë zgjuar në një situatë të tmerrshme ku i është bërë një atentat demokracisë. Rezistenca vazhdon, kjo ishte vetëm një beteje, ne luftën do ta vijojmë", tha ajo.
Ndërkohë, një qytetar ka shkuar dhe ka puthur flamurin kuq e zi! Ai është shprehur se arsyeja se përse ka dalë në shesh është pikërisht ky flamur.
Lajmi kryesor:
Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh





