‘Ejj ty të kam parë në TV’, Rama publikon videon me vogëlushin: Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç

 ‘Ejj ty të kam parë në TV’, Rama publikon videon me vogëlushin: Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç

Kryeministri Edi Rama dhe vogëlushi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë shumë të këndshme me një djalosh të vogël.

Biseda nis me djalin që thotë se është i moshës 20 vjeç, edhe pse ai është shumë herë më i vogël. 

Nisur nga kjo bisedë, Rama shkruan krahas videos: 'Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç'.

Rama: Më thuaj pak sa vjeç je?
Djali: 20
Rama: 20-vjeç apo 20 kile
Djali: Ej, po ti ke dalë te televizori?
Rama: Po ç të bëj, aty punoj unë te televizori
Djali: Ty të ka para babi në televizor
Rama: Ashtu ee? Unë ne TV punoj, ti punon në play station
Djali: Jo nuk punoj, vetëm shkarkoj lojëra, GTA , nuk e kem frikë se ajo është me armë
Rama: Mos luaj me armë
Djali: Unë nuk e kam frikë se jam burrë trim
Rama: Je burrë tim ti
Djali: Eee
Rama: Po ç’është kjo me armë mo

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 21/02/2021 02:04

    Tashi e merni vesh pse fiton ky miku dhe pse do fitoi edhe per 20 vite te tjera po ti doje trapi? Se di me ia ble menjen Shqiptarit te shkrete, thoni ca te doni po ky Lulin per karizem dhe komunikim publik e le ke ara Tares. Nuk po them qe eshte me i miri se nuk eshte as per coban delesh por fatkeqsisht ata qe ka perball i ha per mjes e i dhjet per drek.

    Përgjigju
  • I mituri: 20/02/2021 20:13

    A eshte miratimi i prindit per publikimin e fotografise me femijen e mitur? Nese jo, eshte e rende dhe duhet reagim nga organet kompetente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë javë: Pasiguri e rëndë ushqimore për popullsinë në Gaza, duhet armëpushim

Lufta/ Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë javë: Pasiguri e rëndë ushqimore për popullsinë në Gaza, duhet armëpushim