Ekipet shqiptare presin biletën e 'eleminimit' në Europë, shpreson vetëm Laçi

Ekipet shqiptare presin biletën e 'eleminimit' në Europë, shpreson vetëm Laçi

Nga ndeshja Debrecen 3-0 Kukësi

Skuadrat shqiptare të cilat marrin pjesë në eleminatoret e Europa League kanë marë rezultate negative në raundet e para. 

Sikundër pritej Kukësi ka humbur pa shpresa në ndeshjen e parë eliminatore të Europa League pasi është mposhtur me shifrat 3-0 nga Debrecen. Në Hungari skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka e nisi mjaft mirë takimin, madje duke iu afruar shumë pranë golit pasi në një rast goditi edhe shtyllën.

Gjithsesi në pjesën e dytë ishte një ndeshje komplet tjetër, pasi Debrecen thuajse dominoi totalisht. Hungarezët gjetën golin e parë në minutën e 54 me futbollistin Garba, I cili në të njëjtën kohë zhbllokoi edhe rezultatin. Pas disa momenteve me lojë të barabartë, deri në përfundim të takimit Debreceni realizoi edhe dy herë të tjera, me Varga-n që realizoi ‘dopietë’. 

Në fund ajo që vlen është një humbje e thellë e cila e bën thuajse të pamundur misionin përmbysje në ndeshjen e kthimit që luhet një javë më pas në ‘Elbasan Arena’.

Ndërkohë po me të njëjtin rezultat, 3-0, është mposhtur edhe Teuta në ndeshjen e parë eliminatore të ‘Europa League’. ‘Djemtë e detit’ kanë kapitulluar në Letoni ndaj Ventspils, që rrugën e rrjetës e gjëtën që në minutën e 5 me Sergiychuk. Ndërkohë në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga Uilimbasevs dhe Aiyegun.

E vetmja skuadër shqiptare që ka befasuar për mirë është Laçi, që në ndeshjen e parë të luajtur në Kurbin kanë barazuar 1-1 ndaj një kundërshtari të vështirë si Hapoel Beer-Sheva. Madje të besuarit e Starovës kaluan të parët në avantazh që në minutën e 3 me sulmuesin e afruari rishtazi, ndërsa miqtë nga Izraeli realizuan në pjesën e dytë me futbollistin Levi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë