Ekipi i fushatës së Hillary Clinton, kandidates demokrate për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka dënuar vendimin e FBI-së për hetuar sërish postën elektronike të ish-sekreteares amerikane të shtetit.

Drejtori i FBI-së, James Comedy ka informuar për këtë lëvizje Kongresin, përmes një letre, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Clinton nga ana tjetër e ka quajtur këtë masë të ‘’paprecedentë’’ dhe ‘’thellësisht shqetësuese’’.

Kundërshtari i Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka vlerësuar vendimin e FBI-së.
 
Comedy, e ka mbrojtur këtë vendim, duke sqaruar se opinioni publik duhet të dijë të vërtetën e emaile-ve të Clinton. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com