Ekipi i ekspertëve të OBSH mbërrin në Kinë për të hetuar mbi origjinën e COVID-19 (VIDEO)

Ekipi i ekspertëve të OBSH, ka mbërritur në qytetin kinez të Wuhan, aty edhe ku u identifikuar COVID-19 për herë të parë për të hetuar më shumë mbi origjinën e tij.

Një skuadër prej 10 personash mbërriti në vend pas aprovimit të presidentit Xi Jinping pas muajsh bisedimesh diplomatike, të cilat nxitën një ankesë publike nga drejtori i OBSH.

Shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 ka vrarë më shumë se 1.9 milionë persona që nga fundi i 2019, kur virusi u transmetua nga lakuriqët e natës apo nga ndonjë lloj kafshe tjetër, në jugperëndim të Kinës.

Partia komuniste kineze, e cila u thumbua nga shumë drejtues botërore se kishte lejuar përhapjen e virusit, pretendon se COVID-19 erdhi nga jashtë, nëpërmjet ushqimit të paketuar, por shkencëtarët e refuzojnë këtë.

Mbërritja e ekipit të OBSH, i cili përbëhet nga anëtarë me origjinë nga SHBA, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami, u raportua nga CGTN.

Kina është akuzuar nga SHBA dhe disa vende të tjera po ashtu për krijimin e virusit në një laborator po ashtu. Thirrjet e SHBA për hetim fillimisht u refuzuan nga Pekini dhe më pas thirrjeve të Australisë, Pekini zyrtar mori masa duke i bllokuar importet e viçit, verës dhe disa lloje mallrash të tjerë.

Ekspertët do t'i nënshtrohen një karantine dy-javore, një tamponi dhe një test antitrupash për COVID-19. Ata do të fillojnë punën me ekspertë kinezë përmes një video konferenca gjatë kohës që qëndrojnë në karantinë.

Pas thirrjet së Australisë për një hetim të pavarur në Pekin, Kina iu kundërpërgjigj duke i bllokuar importet e viçit, verës dhe disa lloje mallrash të tjerë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen