Ekipi i Interit zgjidh mosmarrëveshjet
mes Gianni De Biasit dhe Rey Manajt

Ekipi i Interit zgjidh mosmarrëveshjet<br />mes Gianni De Biasit dhe Rey Manajt
Mos marrëveshjet mes trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe Rey Manaj i ka zgjidhur ekipi i Interit. Mes De Biasit dhe Manajt pati një përplasje në distancë pasi trajneri i kombëtares deklaroi se nuk mund të ftonte në kombëtare një lojtar që çdo javë i dërgonte SMS për t’i treguar sesa minuta kishte luajtur.
Manaj, i cili luan për Interin dhe kombëtaren U21, reagoi duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk i lëpihet askujt për t’u thirrur në kombëtare dhe tha se i kishte dërguar vetëm një SMS trajnerit.

17-vjeçari duke folur për ”Inter Channel” kërkoi falje për përgjigjen ashpër. “Dua t’i kërkoj falje trajnerit, nuk i mendova ato që thashë. Jam i ri dhe impulsiv, por edhe i zgjuar. Do të flas drejtpërdrejtë me trajnerin. Shpresoj që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt sepse çdo gjë ishte si rezultat i keqkuptimeve në media dhe nga gazetarët”, shprehet Manaj.

17-vjeçari i Interit ka komentuar gjithashtu kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. ”Jam shumë i kënaqur, trajneri dhe lojtarët e meritonin këtë arritje. Shpresoj që në të ardhme të ketë ndodhi të tjerë si kjo sepse populli ynë e meriton”, thotë ai.
 
Ndërkohë, De Biasi në një interviste për ”FcInterNews” sqaron se e gjitha ka ardhur nga një keqkuptim dhe se Rey do të jetë pjesë e kombëtares nëse do ta meritojë nga ajo që do të japë në fushë.
 
“Sinqerisht mendoj se djaloshi është keqkuptuar ose e ka kuptuar gabim atë që unë kam thënë. Ai më ka dërguar SMS vetëm njëherë, pasi zakonisht ia dërgon Paolo-s (ndihmës trajnerit Tramezzani), por kjo është e natyrshme dhe pozitive”, është shprehur De Biasi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj