Ekipi kosovar bën kurban qingjin 
për t'i shpëtuar 'tersit' të humbjeve

Ekipi kosovar bën kurban qingjin <br />për t'i shpëtuar 'tersit' të humbjeve
Diçka e pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar. Tifozët e ekipit të Hajvalisë, për të thyer tersin e keq të humbjeve radhazi në kampionatin e futbollit të Kosovës, kanë bërë kurban një qingj, duke menduar se kjo do t’i sjellë fat skuadrës së tyre të zemrës.

Fotot janë siguruar nga portali kosovar “gazetaolle.com”. Hajvalia nuk ka arritur asnjë pikë në tri ndeshjet e para të “Raiffeisen Superliga” së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Ismet Munishi dje e ka bërë këtë kurban në stadiumin e Kizhnicës, me shpresën se do të rikthehen te fitoret.
 
Por siç raporton “gazetaolle.com”, ka ardhur edhe sqarimi i klubit për këtë ndeshje: “Ne e dimë se kemi patur angazhim jo të mjaftueshëm në fillim të këtij kampionati, ku kanë ndikuar me rezultatet jo të mira për klubin tonë. Duhet të jemi më syçelë dhe më produktivë në lojë, por fakti se kemi bërë kurban për rezultate më të mira, nuk qëndron far.

Rezultatet do të arrihen me angazhim maksimal. Kurbani është bërë për rininë e klubit, ku një numër i madh i tyre janë angazhuar në shkollën e futbollit. Është parë e rrugës për t’i shoqëruar e familjarizuar shoqërinë tonë.”/Telesport/

skuadra ben kurban

skuadra ben kurban

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm