Eklipsi hënor do të sjell plot të papritura...parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: ja shenjat më të favorizuara

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 16 Maj  deri në 22 Maj) ku sipas tij eklipsi hënor që do të ndodh së shpejti do të ketë ndikime tek të gjitha shenjat, por do të dominojë mbi të gjitha tek Akrepi, Bricjapi dhe Virgjëresha. Ndërsa paralajmërojë se do të kemi të reja në anën shtetërore dhe duhet të tregojmë kujdes në blerje.

Kjo është një javë që duhet të tregojmë kujdes pasi kemi eklipsin hënor që na jep sinjale e na thotë të tregojmë kujdes. Shqipëria është mësuar me tërmete, është mësuar me gjithçka. Por do të ketë të reja edhe në cështjet shtetërore, këto dy javë do të dëgjojmë. Shenjat që preken më shumë nga eklipsi janë Akrepi, Bricjapët, Virgjëresha. Duhet të tregojmë kujdes në blerje dhe është periudha ideale për të filluar dietën” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Duhet të bëni kujdes për ju që keni të bëni me dokumenta. Por keni një ndikim pozitiv duke filluar nga sot deri ditën e enjte, ka të bëjë më shumë me punën tuaj aktuale. Në lidhje me çështjet shpirtërore, me Shigjetarë dhe Luanë është në të mirën tuaj që ta bisedoni me njëri-tjetrin dhe jo personë të tretë në mes.

 Demi

Ajo që duhet të tregoni më shumë kujdes këtë javë është për çështjet e punës dhe kontratave të rëndësishme. Por duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me një blerje që mund të bëni, nëse nuk jeni të sigurtë rishikojeni edhe njëherë. Në lidhje me dokumentacionet. Lidhjet me Peshk dhe Virgjëreshë janë tepër pozitive. Këtë javë ka kthim një dashuri e shkuar, gjërat mund të kthehen në vendin e tyre sërish. Ekonomia është në rrugë të mbarë por kujdes, mos shpenzoni më tepër seç duhet.

Binjakët

Duhet të jeni të kujdesshëm në disa çështje që ‘ djegin’ disi. Në anën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Akrep janë ideale, prisni edhe një shtesë familjare.

Gaforrja

Prisni që të firmosni një dokument  do ishte mirë që sot dhe pasnesër ta anashkaloni, pasi përfundon një cikël që ndikon në fushën e punës dhe karrierës.

Me udhëtimet kujdes çështjet e paligjshme pasi janë shtuar shumë sënfundmi.

Në lidhje me anën shpirtërore, lidhje me Gaforre dhe Bricjap është idealja. Stabilizmi dhe mundësitë janë të mëdha për të përfituar dhe jo për të humbur.

Luani  

Është një moment tani që mund të stabilizoni çështjet e punës dhe të karrierës. Në çështjet ekonomike pak kujdes sepse keni qenë jo të kujdesshëm tre muajt e fundit. Megjithatë mundësitë janë të mëdha që ju të ringriheni dhe momenti ka filluar që pardje dhe vazhdimësia duket e mirë për ju të shenjës së Luanit.

Virgjëresha

Në lidhje me disa takime që mund të bëni  në fushën e punës është mundësia shumë e mirë këtë javë dhe javën tjetër. Në lidhje me çështjet ekonomike bëni pak kujdes, mos bëni blerje që nuk duhen sot për sot. Në anën shpirtërore, të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë, Virgjëreshë- Binjakë apo Virgjëreshë- Bricjapë.

Peshorja

Do të përballeni me disa probleme të vogla tani por do të dini si të mbroheni. Me çështjet ekonomike, keni disa para të pamarra por do t’ju duhet dhe pa kohë. Në anë shpirtërore lidhjet me Dem dhe Bricjapë është kohë e përshtatshme për stabilizim lidhje.

Akrepi

Në anën shpirtërore duhet të kenë kujdes most ë degjojnë çfarë thuhet jashtë por të komunikojnë drejtëpërdrejtë me personin. Ana ekonomike është e mirë por mbajeni sekret , kjo është kryesorja. Lidhjet me Ujorë dhe Gaforre janë pozitive.

Shigjetari

Periudhë pozitive dhe vendimtare. Në anën shpirtërore duhet të bëni kujdes të veçantë me Dash dhe me Virgjëreshë sepse mund të grindeni.

Bricjapi

Jeni në pritje për disa ndryshime madhore në jetën tuaj ne lidhje me anën shpirtërore, në lidhje me blerje, në lidhje me takime, çështje pune. Lidhja me Dem ose Peshore është pozitive edhe pse mund të grinden, është grindje dashurie. 

Ujori

Lajme të mira për ju, sidomos për punën, do të shkoni në profilin tuaj. Ata që kanë për të marr dokumentacione është momenti I duhur. Në anën shpirtërore lidhja me Luanë dhe Peshore ka një ndikim shumë të mirë mos e lini pasdore. Stabilizmi ekonomik duket se është i mbarë.

Peshqit

Duhet të tregojnë kujdes me shtetin, nëse don të ndryshoni biznes apo të bëni një shtesë është momenti më i mirë. Keni lindur për karrierë edhe pse nuk jeni në profilin tuaj por është momenti tani që të stabilizoheni.  Nëse keni pasur probleme penale është momenti të rregullohen sepse ky është viti i peshqve.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale