Eklipsi i Super Hënës “pushton” qiellin e Botës, ja si u pa në Tiranë fenomeni i rrallë/FOTO

TIRANË – Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qiellin e Shqipërisë u shfaq eklipsi i Super Hënës së “përgjakur”, quhet e tillë pasi gjatë këtij eklipsi, Hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë (ose gri) në të kuqërremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e Tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës. Përmes fotografive të shkrepura në Tiranë nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com e Report TV Antonio Çakshiri, ju sjellim pamjen se si u duk ky fenomen në qiellin e kryeqytetit, ndonëse pati pak vranësira.

Eklipsi që mund të shikohej me sy të lirë filloi me zhdukjen dalëngadalë të Hënës së plotë në orën 04:30 të mëngjesit duke arritur në pikën kulmore kur Hëna zhduket totalisht dhe merr një ngjyrë të zbehtë të kuqërremtë, kjo ndodhi në orën 05:40.

Në fotot e kapura nga periferia e kryeqytetit duket eklipsi i Hënës, teksa sateliti ynë natyror ulet në horizont.


Eklipsi i Super Hënës në Tiranë (Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) 

Gjatë eklipsit të plotë Hëna u zhduk nga ora 05:40 deri në orën 06:10 ndërsa fenomeni përfundoi në orën 07:00 teksa sateliti ynë natyror u venit në horizont, në drejtimin perëndimor të vendit.

Eklipsi i plotë i Super Hënës për herë të fundit ndodhi në korrik 2018 por nuk u pa në të gjithë botën, ndërsa eklipsi i sotëm u pa në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Veriore (SHBA, Canada, Meksikë, etj) dhe atë Jugore (Brazil, Argjentinë, Kolumbi, etj) si dhe në Arktik.

Fenomeni i parë i mahnitshëm natyror për këtë vit do të pasohet nga fenomene të tjera astronomike në muajt në vijim që gjithashtu do të pasqyrohen në Shqiptarja.com.

Një tjetër eklips i Hënës, por që do të jetë pjesërisht i dukshëm në Shqipëri do të ndodh në 15 korrik të këtij viti si dhe në vitin 2022 (pjesërisht), por eklipsi i plotë i Super Hënës si ai që u shfaq sot do të ripërsëritet në vendin tonë vetëm pas 6 vitesh në Shtator të vitit 2025.


Si ndodhi eklipsi

 

Në 11 Nëntor 2019 do të ndodh transiti i Mërkurit përpara Diellit, planeti më i afërt pranë Diellit. Ky fenomen i rrallë ndodhi për herë të fundit para 3 vitesh dhe mund të shihet vetëm me pajisje të posaçme teksa planeti Mërkur do të duket si një pikë e vogël e zezë që kalon para Diellit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aks: 21/01/2019 16:08

    Bravo fotografit, foto teper te bukura!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025