Fenomeni/ Eklipsi 'Hëna e Përgjakur' dhuron spektakël mbi qiellin e Tiranës (VIDEO+FOTO)

Eklipsi hënor "Hëna e Përgjakur", fenomeni natyror më i gjatë i këtij shekulli u shfaq edhe në Shqipëri. Toka u vendos në vijë të drejtë me diellin dhe hënën, duke prodhuar kështu një nga fenomenet hapësinore më spektakolare. Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshoi nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.


(Fotot Antonio Çakshiri)

Kjo dukuri hapësinore u trajtua gjerësisht në emisionin "Repolitix"Report Tv ku të ftuar ishin botuesi Alfred Çako, gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi dhe fizikani e njëherazi pedagogu i UT, Klaudio Peqini.

Planetet janë në një vijë të drejtë. Toka midis diellit dhe hënës dhe kohëzgjatja e eklipsit do jetë më e gjatë e këtij shekulli. Sa më në mes të jetë toka mes diellit dhe hënës, aq më shumë zgjat eklipsi. Është një pozicion normal, por pak i rrallë, sepse nuk shihet për ditë, por për shkencën është një pozicion normal i tokës mes diellit dhe hënës.

Publiku duhet ta ndjekë sepse ka veçori të tjera, shihet forma e tokës, harku. Duket që harku i tokës është më i madh se harku i hënës dhe kjo tregon se toka është më e madhe se hëna. Është vetëm një hije që bie mbi tokën nuk përbën rreziqe ky eklips.

Astrofizikani Erald Buneci

Eklipsi nisi rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe zgjati deri rreth orës 00:00. Spektakli qiellor u pa nga të gjithë përveçse atyre që banonin në Amerikën e Veriut. Me fat ishin ata që jetojnë në Evropën Lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Juglindore pasi kishin edhe pamjet më të mira të gjithë procesit. 

Eklipsi tjetër hënor do shfaqet në 21 janar të vitit 2021. Ndërsa përpara këtij do shohim eklipsin e diellit në korrik 2019, i cili pritet të jetë gjithashtu spektakolar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Astrofizikania Mimoza Hafizi: Eklipsi hënor, fenomen normal, më spektakolar do jetë ai i diellit

Astrofizikania e njohur, Mimoza Hafizi jep lajmin se vitin e ardhshëm do ndodhë eklipsi diellor i cili sipas saj do jetë spektakolar. Krahas qytetarëve të shumtë, Hafizi ndoqi eklipsin hënor nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin "Repolitix", Hafizi tha se eklipsi hënor është një fenomen normal, ndërsa njoftoi eklipsin diellor në korrik 2019, 100 vjet nga eklipsi i parë që provoi teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit.

Toka lëshon hije, ndriçohet nga dielli, lëshon hije dhe hija bie mbi hënën. është një dukuri krejt normale. Toka, hëna dhe dielli kanë ciklet e tyre të lëvizshme. Kanë papërpiuthshmëri të planeve orbitale, këto ngjarje përsëriten. 

Më me rëndësi është ai i diellit që pritet të ndodhë në korrik 2019, ai do jetë më spektakolar i eklipsit të hënës. në 100 vjetorin e eklipsit të madh të 1919, i studiuar nga shkencëtarët që provoi teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit. 

Mimoza Hafizi, profesore e Shkencave të Natyrës

Ora 22:30
Tërmete dhe përmbytje nga eklipsi hënor? Fizikani në Repolitix: Deklarata për të frikësuar njerëzit

Eklipsi "Hëna e Përgjakur" nuk ka asnjë efekt anormal mbi planetin apo jetën e qytetarëve". Kështu u shpreh fizikani, njëherazi pedagog në Universitetin e Tiranë, Klaudio Peqini në studion e emisionit Repolitix. Ai tha se eklipsi hënor nuk ka asnjë lidhje me tërmetet apo përmbytjet siç u paralajmërua në disa media orë më përpara

Duke iu referuar ciklit diellor dhe atij të tokës, fizikanti tha se jeta në tokë do zgjasë edhe për 1 miliard vite, përpara se të shfaqet efekti i "Gjigantit të kuq". 

Nuk ka asnjë efekt anormal mbi globin, mbi njerëzit. Para dy javësh kaluam një tërmet, atëherë nuk kishte eklips. Tërmeti lidhet me koren e tokës dhe jo me hënën. Këto janë deklarata që frikësojnë njerëzit dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë fenomen hapësinor që po ndodh. Fundi i planetti tokë do jetë me shkatërrimin e diellit, dielli është 5 miliard vjeçar, në fazën e gjigantit të kuq, dhe ndoshta për 1 mld vjet jeta në tokë do jetë e mbaruar. "Gjiganti i kuq" do jetë ai që do përpijë tokën. 

Klaudio Peqini, fizikan

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete