Ekonomi: Asnjë marrrëveshje për
Portin e Karpenit, akuzat dashakeqe

Ekonomi: Asnjë marrrëveshje për<br />Portin e Karpenit, akuzat dashakeqe
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e konsideron si dashakeqe dhe dëmtim të imazhit të Shqipërisë deklaratën e Partisë Demokratike në lidhje me projektin për portin e Karpenit në Kavajë.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Ekonomisë thekson se nuk është lidhur asnjë kontratë me propozuesit e projektit dhe se vetëm po negociohet.
 Ministria sqaron se projekti është kompleks, pasi përkrah portit do të ndërtohet edhe një termocentral si dhe një zonë ekonomike mbështetëse, ndërsa vota në Parlament na jep të drejtën vetëm për të negociuar.

Duke marrë parasysh kompleksitetin e këtij projekti, ndërtimi i portit, ngritja e një zonë ekonomike mbështetëse, dhe ndërtimi i TEC-it, por edhe për madhësinë e investimit, tre ministritë, MZHETTS, MEI dhe MTI,  kërkuan që Parlamenti t’i  japë të drejtën vetëm për të negociuar.Theksojmë që nuk është lidhur asnjë kontratë me propozuesit e projektit. Qeveria shqiptare thjesht i ka kërkuar Parlamentit lejen për të hyrë në bisedime me propozuesit e investimit strategjik dhe për të negociuar kontratën, sipas ligjit në fuqi për këtë investim: më i madhi këto 25 vitet e fundit në Shqipëri, që do t’i hapi rrugën 70.000 vendeve të reja pune. Kjo nënkupton një filtrim më të detajuar dhe mbi baza dokumentesh zyrtare, jo vetëm të “Star Bridge Port Development Limited”, por edhe të gjithë kompanive investuese e zbatuese të projektit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë
 Ministria sqaron se ligji i miratuar nga Parlamenti parashikon edhe konsulencën e huaj.

Theksojmë se, kjo konsulencë do të kryejë vlerësime ligjore dhe financiare për të arritur në një kontratë me garanci sa më të forta për shtetin shqiptar. Kontrata do të përfshijë detyrimet kontraktuale, garancitë financiare, sanksione në rast të mosrealizimit të projektit sipas kontratës, afate detyruese dhe përgjegjësi të tjera.
Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke,  investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet “Star Bridge Port Development Limited”, është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë
.”, vijpn më tej deklaratën Ministria e Ekonomisë
 
Për sa i përket vlerës prej 100 stërlinash që zotëron kompania, sipas ministrisë kjo është vlera e regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Kompanitë së bashku kanë realizuar një xhiro vjetore prej 21 miliardë dollarë për 2014, kanë punësuar 120.000 persona dhe kanë realizuar projekte me vlerë prej 60 miliardë dollarë. Shuma prej  100 stërlina i referohet çmimit të regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Për analogji do t’i referohemi legjislacionit shqiptar në fuqi, që lejon regjistrimin e një shoqërie tregtare edhe me një minimum kapitali prej 100 lekë. Në çdo rast, para nënshkrimit të kontratës, “Star Bridge” do të regjistrohet si SPV sipas parashikimeve të legjislacionit shqiptar dhe do të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme të performancës. Aktualisht, për Qeverinë Shqiptare nuk ka asnjë risk. Nuk ka asnjë marrëdhënie juridike formale të lidhur me ndonjë subjekt, përfshi edhe “Star Bridge”. Ligji është vetëm leja formale e fillimit të negociatave, dhe si asnjëherë më parë, e bën transparent procesin e këtij investimi, nga fillimi e deri në fund”, përmbyll deklaratën Ministria e Ekonomisë.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat, PD e cilësoi koncesionin për Portin e Karpenit në Kavajë si një prej aferave më korruptive të qeverisë këto 3 vote.

Redaksia Online
Al.Ç/Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv