Ekonomi: Këshill Konsulativ për
turizmin e vendosjen e standardeve

Ekonomi: Këshill Konsulativ për<br />turizmin e vendosjen e standardeve
Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ka ngritur një Keshill Konsultimi me perfaqësues nga operatoret turistikë dhe nga Ministria e Ekonomise se Zhvillimit, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Kjo është bërë e ditur në një takim me 20 tur operatorët që morën pjesë në 50 vjetorin e panairit më të rëndësishëm në Berlin, ku u theksua fakti se, është rikthyer besimi i tur operatorëve se do të nisin reforma reale në turizëm.

Mministrja Ekonomi vuri theksin tek standartizimi i strukturave akomoduese duke siguruar se përveç tur operatorëve shqiptarë është nevoja për mentor të huaj.

Duke vendosur strukturat akomoduese,  nis procesi i vetvlerësimit, verikimit e më pas çertifikimit. Për aq kohë sa akoma nuk kemi strategji afatgjatë për turizmin, kemi një VKM, i cili kërkon që aktet nënligjore të studiohen me kujdes nga Këshilli Konsultativ që do të ngrihet së shpejti për të çliruar turizmin në gjithë gamën e problematikës që ka” është shprehur ministrja Ekonomi si konkluzion i shqetësimeve qe mori nga tur-operatoret dhe Shoqatat e pranishme te turizmit.

Pikat që ministrja Ekonomi nënvizoi për të rendur drejt zgjidhjeve emergjente janë pastrimi nga mbeturinat në plazh, gjobat e policisë ndaj turistëve, oraret e muzeve për turizmin kulturor, parqet kombëtare ku policia pyjore përveç sigurisë,  të bashkëpunojë më ngushtë me guidat e turistëve, etj.

Çertifikimi i guidave dhe i plazheve ka qenë një diskutim i fortë në këtë takim, i cili do të gjejë zgjidhje pas ngritjes së Keshillit Konsulativ me kohën që do të nevojitet.
TVSH-ja në turizëm është një tjetër shqetësim i shprehur nga operatoret turistikë.  Per sa i përket shqetësimit tjetër të operatorë turistikë në lidhje me informalitetin, ministrja Ekonmi tha se “Informaliteti eshte nje betejë që duhet ta bëjmë së bashku” për të siguruar një konkurrencë të ndershme midis tur operatorëve.  

Ministrja Ekonomi dhe për këtë çështje vendosi të ngrej një grup pune për të diskutuar tarifat në Turizëm duke e shtrirë bashkëpunimin me Ministrinë e Financave drejt zgjidhjes së problemit.

“Kemi sugjerime nga UNËNTO për të zhvilluar paketa turistike qytet—kodër-mal-det.  Një problem tjetër i rëndësishëm shprehur nga tur-operatorët është problemi i statistikave. Ministrja Ekonomi e mbështeti këtë shqetësim duke thënë se:  “Duke ditur origjinën e turistit do të dimë ku të perqendrojmë panairet e turizmit në të ardhmen”.
Mbledhja e radhës më tur-operatorët do të jetë muajin që vjen, duke bashkëpunuar ngushtë deri në zgjidhjet të problemeve nga të më të mundshmet deri tek ato që duken të pamundura në turizëm.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë