Ekonomi: Numri i turistëve të huaj të
 ardhur nga porti i Durrësit rritje 34%

Numri i turistëve të huaj që kanë ardhur këtë vit nga porti i Durrësit është rritur me 34% më shumë, referuar të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Nga porti i Durrësit Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, ka deklaruar se industria e turizmit do të zhvillohet më tej falë programit të qeverisë me bankën botërore për promovimin e resurseve të Shqipërisë së jugut.
 
“Porti i Durrësit bashkë me policinë kufitare kanë punuar shumë këtë sezon, pasi numri i turistëve të ardhur për qershorin dhe gushtin 2016 rezultoi 34% shtetas të huaj dhe 17% për shtetasit shqiptarë sesa vitin e kaluar” tha ministrja.
 
Drejtori i Autoritetit Portual Gazmend Shalsi ka bërë të ditur se gjatë periudhës që përkon me sezonin turistik është rritur edhe ardhja e jahteve turistike dhe kroçierave të huaja.
 
“Është rritur numri i jahteve që kanë ardhur në portin e Durrësit, 170 sezonin e kaluar, ndërsa 185 këtë sezon dhe numri i kroçerave dhe numri i pasagjerëve”deklaroi Gazmend Shalsi.
 
Gjatë periudhës tre mujore qershor korrik 2016 në portin e Durrësit kanë hyrë 136 380 shtetas shqiptarë dhe 73 mijë të huaj, ndërkohë që kanë udhëtuar nga ky port drejt porteve italiane 120 632 shtetas shqiptarë e 74 521 shtetas të huaj.




d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët