Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, teksa ka folur për rrjetin mediatik Euronews, ka thënë se Shqipëria mund të bëhet një perlë e re Adriatikut në Ballkanin Perëndimor, për shkak të potencialit të madh të saj, mikpritjes dhe mundësive të mëdha që ka për të qenë e madhe.

Fakti është se industria e turizmit në Shqipëri është e re , e re dhe plot energji dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sa i takon produkteve që ne jemi duke ofruar me rëndësi është të them se, është diversifikimi i aktiviteteve turistike që janë duke u bërë në Shqipëri. Pra, ju nuk mundeni vetëm të shijoni zonën bregdetare, dhe turizmin rural, por ju mund të shijoni aventurën, pikëpamjet historike, si dhe pikëpamjet arkeologjike dhe e gjithë kjo është forca më e madhe e turizmit shqiptar për momentin. Gjithashtu, Shqipëria po vjen me një frymë shumë të lartë për të mirëpritur turistët që vizitojnë vendin dhe unë besoj se kjo është një tjetër forcë e Shqipërisë në këtë panair” ka thënë Ekonomi.
 
Këto deklarata ministrja Ekonomi i bëri në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB në Berlin , aty ku Shqipëria është përfaqësuar me paraqitjen e vendit tonë në këtë event të rëndësishëm dhe potencialin e vendit tonë në fushën e turizmit.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)