Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi tha sot në Forumin e Biznesit dhe të Investimeve Shqipëri-Maqedoni, se ky forum shënoi arritje përsa i përket shkëmbimit të informacionit.
“Dy vendet rikonfirmuan hapje të madhe ndaj kapitalit dhe sipërmarrjes. U arrit të shkëmbenim informacion për zonat teknologjike dhe ekonomike me përparësi zhvillimi. Sasia e informacionit të këmbyer ishte e mjaftueshme për të nxitur bashkëpunimin në të ardhmen e afërt. Unë kam besim se ky fillim bashkëpunimi do të ketë me siguri një jetë të gjatë dhe ju siguroj që nga ana e sipërmarrjes shqiptare ky bashkëpunim shikohet me pozitivitet dhe me vrull për t’i bërë gjërat të ndodhin”, tha Ekonomi.
Delegacioni nga Maqedonia përbëhej nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë.
“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi mes AIDA-s dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për më shumë bashkëpunim. Nga ana tjetër njohëm palën maqedonase me lehtësitë që kemi miratuar për investimet strategjike, për regjistrimin e biznesit, si dhe për pajisjen me leje dhe licenca”, shtoi ministrja.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com