Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit , Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizoi takimin e parë (lançues) me Grupin e Menaxhimit të Integruar të Politikave për Konkurrencën dhe Inovacionin (Integrated Policy Management Group for Competitiviness and Innovation, IPMG C&I). Takimi u kryesua nga Ministrja Milva Ekonomi, me pjesëmarrjen e Ambasadores së BE-së në Shqipëri, RomanaVlahutin, donatorëve të huaj, përfaqësues të disa institucioneve, ministrive dhe të agjencive kombëtare.
Në fjalën e saj hyrëse, Ministrja Ekonomi theksoi rëndësinë e konceptit dhe procesit të Menaxhimit të Integruar të Politikave në sektorin e Konkurrencës dhe Inovacionit (IPMG C&I), si një strukturë e aftë të udhëheqë në zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e reformave sektoriale, në përputhje me strategjitë kombëtare të zhvillimit, kërkesat e BE-së dhe detyrimeve ndërkombëtare.
“Menaxhimi kombëtar i politikave në sektorin e Konkurrencës dhe Inovacionit (C&I) kërkon konsultime intensive dhe dialog politik midis autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Prandaj, është e rëndësishme gjetja e metodave të integruara për të bërë vendin më konkurrues, e sidomos sektorin e turizmit”, - u shpreh ministrja Ekonomi.
Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi nënvizoi stimulimin e konkurrencës nëpërmjet mbështetjes ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sidomos në fushën e turizmit, dhe shfrytëzimit të siteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, në bashkëpunim me qeverisjen lokale. Po punohet për identifikim e zonave me potencial për zhvillimin e konkurrueshmërisë në turizëm dhe po shikohet si të shumëfishohet ky efekt edhe në ekonominë lokale.
Në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike, Ministrja Ekonomi shprehu angazhimin për të zhvilluar takime të veçanta me secilin donator potencial, pas përgatitjes së draftit të parë të ERP 2017 – 2019. Gjithashtu, Ministrja falënderoi asistencën e OECD në hartimin e ERP dhe theksoi vijimin e bashkëpunimit me ekspertët e OECD.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com