Ekonomi: Vendet e Rajonit duhet
të bashkpunojnë për turizmin

Ekonomi: Vendet e Rajonit duhet<br />të bashkpunojnë për turizmin
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi bëri apel sot që vendet e Rajonit të bashkpunojnë për të zhvilluar turizmin.

“Është shumë e rëndësishme për ne në Rajon të përdorim të gjithë mundësitë që Bashkimi Europian ofron për rajonin dhe zhvillimin e tij. Të aplikojmë së bashku për projekte të përbashkëta dhe kjo është një mundësi. Thirrjet janë të hapura dhe gjithashtu duhet të kombinojmë aktivitete. B2B (takimet biznes-biznes) është një mundësi e shkëlqyer për t'u zhvilluar. Ne si ent shtetëror mund të lehtësojmë dhe promovojmë”, u shpreh Ekonomi gjatë gjatë takimit të saj me operatorët e Shoqatës së Hotelerisë dhe tur-operatorët grekë.

Edhe Zhak Topuzi, kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit bëri të njëjtin apel për operatorët turistikë grekë: "Kemi histori të përbashkët, kemi natyrë dhe gastronomi të ngjashme. Le t’i shfrytëzojmë këto për të zhvilluar bizneset e dy vendeve dhe shpresoj që nëpërmjet diskutimeve të zgjasim sezonalitetin duke zhvilluar turizmin e kulturës në periudhën jo pik, në mënyrë që të njohim vendet e njëri-tjetrit në mënyrë reciprokë".

Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës së hoteleve të rajonit të Janinës tha se “është momenti i duhur për të kapur mundësitë e reja që po vijnë”.

Ministrja Ekonomi tha gjithashtu se “MZHETTS synon drejt investimeve të huaja direkte, nëpërmjet ideve që ka për zhvillimin, siç janë idetë ‘butik resort’, idetë e marinave, apo siç janë idetë e turizmit të aventurës dhe të promovimit dhe të investimit Shqipëri”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh