Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka qenë këtë të shtunë i ftuar në studion e Report Tv për të folur për ekonominë e vendit për vitin që shumë shpejt do të lemë pas.Ai deklaroi se viti 2018 është karakterizuar nga një rritje ekonomike me 4%, por paralelisht sipas tij janë hasur edhe shumë "dritë-hije". Çoçoli cilësoi si "dritë-hije" pastrimin e parave dhe funksionimin në vend të PPP-ve.
Ai u shpreh se shteti e ka mëse të nevojshme funksionimin e Partneritetit Publik Privat (PPP), por duhet ndryshuar mënyra e funksionimit të tyre. Sipas Çoçolit, kontratat duhet të "marrin jetë" në mënyrë transparente e të ligjshme, pasi cdo aferë e fshehur brenda tyre sipas tij do të binte në kurriz të ekonomisë së vendit. Sa i takon cështjes së pastrimit të parave, eksperti fajësoi strukturat përkatëse duke i cilësuar si të pa organizuara.
Nuk është se dua të anatemoj formulën e partneritetit privat, kjo është një mënyrë që ka funksionuar në disa vende si Anglia, por kemi parasysh forcën e shtetit në fjalë, këtu tek ne kemi mendësinë që të robërojmë përkundrejt zarfit cdo zyrtar të mundshëm dhe duke ndjekur këtë mënyrë nuk ka më partneritet strategjik. Ti futesh dhe fut duart në mënyrë abuzive tek e ardhmja sepse në momentin që ti lidh 2.4 milionë euro për katër akset e reja rrugore, ti ke lidhur një kontratë që cdo vit me shtesë do të paguash nga paratë e gjithëve.Eksperienca ka qenë shumë e hidhur me ne. Duhet kujdes në mënyrën sesi lidhen kontrata si në rastin e DH-Albania, shteti do kishte dëm po tfillonte puna me 30 milionë euro. Ne kemi më pak mundësi në të ardhmen tonë për të realizuar punë të mira publike.
Fatos Çoçoli, Ekspert Ekonomie
I pyetur për qasjen e qeverisë ndaj ekonomisë së vendit, Çoçoli u shpreh se tentativat e saj për të mbuluar shpenzimet në kohë mund të konsiderohet si dicka pozitive. E megjithatë, eksperti i ekonomisë e cilësoi "shitjen" e shtyrjes në kohë të pagesave të shumë faturave si pakësim të borxhit real, si një metodë e gabuar e ndjekur prej saj.
"Nuk kam përse të them që s'është një gjë pozitive që po përpiqet të mbulojë shpenzimet në kohë. Por ka patur hijet e saj sepse është përpjekur të na shesë pakësim të borxhit real duke shtyrë në kohë pagesën e 24 mijë faturave. Ndonëse shtyrja e tyre nuk regjistrohet si borxh, mbahet mbi shpinë si guri i Sizifit dhe normalisht që do të vijë një ditë që do të paguhet", u shpreh Fatos Çoçoli.
Ai përmendi për gazetarin edhe marrëdhënien e qeverisë me Fondin Monetar Kombëtar, duke e cilësuar si mjaft të frytshme për vendin.
"Qeveria përpara pesë vitesh ka marrë para nga FMN dhe duhet thënë që ka qenë një marrëdhënie që ka pasur shumë kërkesë llogarie dhe kjo gjë ishte mjaft e vlefshme sepse në momentin që i huazonte borxhe qeverisë, i kërkonte më shumë llogari dhe normalisht kishte më shumë mbikëqyrës mbi kokë. Pra ishte si një lloj disipline për vendin tonë", tha Çoçoli duke shtuar se aneksimi i bërë i qeverisë nga FMN nuk ka qenë një lëvizje e zgjuar nga ana e saj.
I pyetur edhe për luhatjet e herëpashershme të monedhave të huaje, e kryesisht për euron, Çoçoli sqaroi për të gjithë shikuesit se duhet treguar kujdes kur përmendet fjala pikiatë. Ai deklaroi se euro ka gjetur në vend një ekulibër të ri.
Nuk mund të themi se euro ka rënë në pikiatë sepse është si të flasim për një qytetar i cili ka vendosur të vrasë veten duke u hedhur nga kati i pestë. Euro ra ndjeshëm me 11%, por ndërkohë pati dhe ndërhyrje nga ana e Bankës së Shqipërisë në mesin vitit 2018 për të blerë euron. Pas kësaj ndërhyrjeje, euro ngeli për katër muaj në 126, pra që nga muaji tetor. Por s'mund të thuash që ra në pikiatë sepse është një periudhë shumë e shkurtër, pikiatë konsiderohet kur brenda një jave kalon direkt nga 121 në 122, 123, e kështu me radhë. Unë mendoj se euro tek ne thjesht ka gjetur një ekuilibër të ri.
Fatos Çoçoli, Ekspert Ekonomie
Teksa u pyet edhe situatën e studentëve dhe mundësitë që mund të ketë qeveria për të plotësuar tetë kërkesat e parashtruara, Cocoli deklaroi se duke parë situatën ekonomike 8 pikat e tyre nuk mund të plotësohen brenda vitit.
Flitet për rritjen në 5% të shpenzimeve në arsim, kur ne jemi në 2.8%. Për të arritur aty duhet 300 milionë euro. Si mund të arrihet? Nëse ekziston një pakt duhet të bësh një dokument dhe kjo duhet bërë me strategji me të dhëna të sakta që duhen monitoruar. Angazhimi duhet të jetë kombëtar. Por ama ofruar një rritje graduale, shkallë shkallë. Studentët kanë shumë të drejtë që janë mos besues. Një rrugë që mund të ndiqet është edhe zëvendësimi i ligjit aktual, që funksionon shumë mirë për Gjermaninë, me një ligj të ri. E përvec kartës studentore duhet të ketë edhe një rritje të përgjegjshmërisë së pedagogëve.
Fatos Çoçoli, Ekspert Ekonomie
Shiko si genjen, jo 4% por 5% mos e ul keshtu. Jemi mire, shume mire. Vec ju punoni per te vjedhur se na jena mire. Qeveria eshte e zgjuar, populli budalla keshtu e rikujtojne kujtesen politikanet.
PërgjigjuAnalize e sakte e Cocolit per ekonomine shqiptare . Bomba me sahat e Qeverise Rama jane PPP dhe mos shperndarja e drejte e te ardhurave publike , qe per rrjedhim sjellin pabarazine dhe mbajne shtresa te caktuara te shoqerise ne varferi dhe nuk rrisim konsumin . Rama po aplikon metoda ekonomike angleze, me nje popull qe nuk ka kulturen dhe forcen ekonomike per ta zbatuar . Dyshoj se PPP jane presion nga jasht ndaj Rames per ta aplikuar . Ndoshta Sorosi ? Moderator te lutem mos censuro komentet qe ndihmojne qeverine sadopak ne luften e saj per prosperitet e vendit
Përgjigju