Ekonomia gjermane në stanjacion në tremujorin e dytë

Ekonomia gjermane në stanjacion në tremujorin e dytë

Ekonomia gjermane ishte në stanjacion në tremujorin e dytë të vitit 2023, njoftoi të premten Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Megjithatë, pavarësisht mungesës së rritjes, Gjermania ka dalë zyrtarisht nga recesioni në të cilin hyri pas dy tremujorësh radhazi tkurrjeje ekonomike.

Shifrat e publikuara nga Destatis tregojnë se ekonomia më e madhe e Evropës pëtjetoi rritje zero nga prilli në qershor në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, prodhimi ekonomik kishte rënë me 0.4% dhe në tremujorin e parë 2023 me 0.1% krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

"Pas rënieve të lehta në dy tremujorët e mëparshëm, ekonomia gjermane u stabilizua në pranverë,” tha Ruth Brand, presidente e Destatis. Eksportet, të rëndësishme për ekonominë gjermane, ranë pak në tremujorin e dytë të 2023

Nga prilli në qershor, ekonomia gjermane shënoi rritje zero krahasuar me tremujorin e mëparshëm. 

Konsumi dhe investimet rriten

Ekonomia u mbështet nga përmirësimi i konsumit dhe rritja e investimeve. Pas dy rënieve të njëpasnjëshme, shpenzimet e konsumatorëve u rritën me 0.1% në tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me tremujorin e parë të 2023.
Pas zhvillimit pozitiv të tremujorit të mëparshëm, investimet janë rritur edhe në tremujorin e dytë të 2023. Për shembull, investimet në pajisje (makina dhe vetura) u rritën me 0.6% krahasuar me tremujorin paraardhës. Sipas Destatis, eksportet, të cilat janë të rëndësishme për Produktin e Brendshëm Bruto të Gjermanisë megjithatë ranë lehtë (-1,6%) krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në të njëjtën periudhë, importet ranë edhe më shumë (-1.8%).

A do të vazhdojë stanjacioni?
Krahasuar me ekonomitë e tjera të mëdha perëndimore, vetëm Italia performoi më keq (-0.3%) se Gjermania në tremujorin e dytë. Sipas Destatis, SHBA shënuan rritje prej 0.6%, Franca 0.5% dhe Eurozona në tërësi prej 0.3%.

Në fillim të kësaj jave, Banka Qendrore e Gjermanisë, Deutsche Bundesbank parashikoi se ekonomia "pa shkëlqim" gjermane do të vazhdojë të jetë në stanjacion në tremujorin e tretë. Ajo "po përjeton ende një periudhë dobësie", tha Banka në raportin e saj mujor.

FMN parashikon se Gjermania do të jetë e vetmja ekonomi e madhe e zhvilluar që do të tkurret këtë vit.

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani u ngadalësua në 6.2% në korrik, kryesisht për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë, por ajo mbetet shumë mbi objektivin prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane. /DW/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër