TIRANE- Për vitin 2014 administrata tatimore ka nisur procesin e falimentit për plot 117 subjekte, një pjesë e mirë e të cilëve me emra të njohur në tregun shqiptar e me peshë në jetën ekonomike të vendit. Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve ka bërë publike listën e subjekteve ndaj të cilave kanë nisur procedurat e falimentit ku bien në sy subjekte si “CITY PARK sh.p.k.”, “BELLE AIR SHPK”, “ITALKROM ALBANIA sh.p.k.”, “TAÇI OIL sh.p.k.” apo “TV ALSAT sh.p.k”.
Numri i konsiderushëm i falimenteve vjen për shkak të mjedisit të vështirë ekonomik në të cilin kanë operuar bizneset vitet e fundit.
Ndërkaq gjatë gjithë këtyre viteve biznesi ka kërkuar lehtësim të procedurave të falimentit, shkak për të cilin Qeveria ka nisur një projekt të përbashkët me Bankën Botërore për përmirësimin e legjislacionit në këtë kuadër.
/Shqiptarja.com