TIRANE- Rritja ekonomike e Eurozonës rezultoi 0.2% në tremujorin e parë të 2014, krahasuar me tremujorin e katërt 2013. Krahasuar me një vit më parë PBB-ja e Eurozonës u rrit me 0.9%, duke shënuar ritme më të larta se tremujori i kaluar. Në një vështrim analizues të elementeve që formuan rritjen ekonomike, vërehet se ajo është ndikuar pozitivisht nga gjallërimi i konsumit të brendshëm dhe I investimeve, ndërkohë që eksportet neto kanë shfaqur tkurrje.