Me pjesmarrjen e 130 sportistëve nga 53 vende të botës Shkodra po mirëpret turneun ndërkombëtar të ITF World Tennis, që ka nxitur gara me nivel të lartë sportiv. Edhe pse parësore është gara ky organizim tregon për kapacitet e qytetit për të pritur të tillë evente, që promovojnë mikpritjen, natyrën dhe atmosferën e Shkodrës.
“Unë jam nga Turqia, quhem Ives dhe jam 16 vjeç. Kjo është hera ime e tretë në Shqipëri, në Shkodër. Klubi është shumë i bukur, gjithçka është e kuruar dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë,”-u shpreh një teniste nga Turqia.
“Edhe unë vij nga Turqia dhe dua të them se është shumë bukur këtu. Fushat janë të mira dhe ambienti është i këndshëm. Ka shumë fusha për padel, një sport që më pëlqen gjithashtu,”-u shpreh një tjetër teniste nga Turqia.
“Është kënaqësi të vish në Shkodër dhe të luash këtu. Konkurenca është shumë e madhe. Lojtarët nga Evropa dhe bota kanë një nivel shumë të mirë,”-tha një teniste shqiptare.
“Jan shumë të rëndësishme sepse në Shqipëri nuk janë shumë të zhvilluara. Mundohemi që të fitojmë,”-deklaroi një tenist shqiptar.
“Këto gara janë shumë të rëndësishme për mua sepse më zhvillojnë. Konkurenca është më e madhe se turnetë kombëtar dhe është një eksperiencë shumë e bukur,”-tha një tjetër teniste shqiptare.
Për organizatorët ky nuk është eventi i parë këtë vit, ndërsa presin edhe të tjerë në vijim.
“Shkodra Tenis në bashkpunim me federatën shqiptare dhe Adriatik Tenis Park po kontribon shumë në sportin e tenisit. Po kontribuon shumë edhe në rritjen e tenisit sportiv sidomos në qytetin e sportit,”-u shpreh Alban Dani, Përfaqësues i “Shkodra Tennis”.
Turneu i ITF World Tennis Tour mbyllet të shtunën me ndeshjet finale, duke kurorëzuar një tjetër event të suksesshëm sportiv për Shkodrën. Ndërkohë, gjatë muajit të ardhshëm, qyteti do të vijojë të jetë në qendër të aktiviteteve sportive dhe kulturore, me një kalendar të pasur eventesh që synojnë të tërheqin vizitorë dhe të forcojnë më tej profilin e tij si një destinacion dinamik dhe mikpritës në rajon.
Komente








