Ekonomia po përjeton një realitet të ri, tashmë e ndikuar direkt nga lufta në Lindjen e Mesme. Banka e Shqipërisë thotë se zgjatja apo përshkallëzimi i konfliktit do të sillnin pasoja serioze edhe për ekonominë tonë.
“Zhvillimet e muajit mars kanë qenë mjaft dinamike sa i takon ecurisë së tregjeve ndërkombëtare. Tensionet gjeopolitike dhe konflikti ushtarak në lindjen e Mesme kanë sjellë në realitet të ri në tregjet ndërkombëtare dhe kanë implikime serioze nëse do të zgjaten në kohë edhe për ekonominë shqiptare”, thotë Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në BSH.
Goditjet ekonomike për Shqipërinë do të vijnë në dy forma thotë Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë.
“Këto ndikime do të jenë në kahun negativ pasi jemi përballë një goditje oferte e cila është e ngjashme me atë të konfliktit në Ukrainë e cila nëse do të intensifikohet dhe do të jetë prezentë do të ketë presion për rritjen e çmimeve dhe do të ushtrojë presion në ritmin e rritjes ekonomike për vitin 2026”, sqaron Themeli.
Por pse Banka e Shqipërisë nuk e preku normën bazë të interesit në mbledhjen e 25 marsit?
Është e vështirë që aktualisht të bëhen projeksione të besueshme në nivel të tillë që të ndikojnë në vendimmarrjen e politikës monetare. Për momentin është në kufijtë e të pamundurës për të ndërtuar skenar për implikimet aktuale.
Duke qenë se projeksionet aktuale të ekonomisë janë të mbuluara nga pasiguritë që vijnë nga tregjet e huaja, e që deri më tani ndikimin më të prekshëm e kanë dhënë në çmimin e lartë të naftës, Banka e Shqipërisë thotë se vendimmarrja e majit e Këshillit Mbikëqyrës, do të jetë direkt reflektim i impaktit që ka sjellë aktualisht lufta në Shqipëri.
Aktualisht vendi ka hyrë në regjimin e Bordit të Transparencës, i cili cakton çmimet për tregtimin e naftës dhe benzinës me shumicë dhe pakicë, për shkak të shtrenjtimit të lartë të tyre.
Vetëm gjatë vitit të kaluar vendi ka importuar 740 mijë tonë karburant me vlerë 667 milionë euro, dhe një luhatje në tregun e huaj e përcjellë efektin direkt në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi nga importi.
Komente












Pse nuk krijoni bujeqsi shyeterore fabrika shteterore kimike plerave
Përgjigju