Kontrata e Porto Romanos:
Kompania koncensionare që është duke kryer punime në zonën e Porto Romanos, ka ndërhyrë në një zonë, që deputetja e Partisë Demokraitke, Fatbardha Kadiu, thotë se është Muri Romak. Komisioni i Ekonomisë kishte parashikuar të miratonte projekligjin për zgjatjen e kontratës, gjë që nuk ndodhi pasi në komision nuk ishte paraqitur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Fatbardha Kadiu, Deputete e PD: "dhe pse në komision nuk pati koment lidhur me deklaratën e deputetes demokrate, kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe evidentoi të tjera probleme me kontratën".
Erion Braçe: "më pak se 3 vjet pas miratimit të dhënies së koncesionit për portin e përpunimit të hidrokarbureve në Porto Romano, qeveria shqiptare ka propozuar një shtesë në kontratën e koncesionit BOT. Në kushtet e kontratës origjinale, shoqëria koncesionare “Porti MBM” do të ndërtonte dhe operonte për një periudhë 35-vjeçare".
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

VIDEO








