Ekonomia ukrainase do të përballet këtë vit me një rënie nga tetë për qind deri në nëntë për qind të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto (PBB), madje edhe konflikti në lindje të vendit që është industrialisht i zhvilluar përkeqëson edhe më shumë krizën që po kalon vendi, paralajmëroi sot ministri i Financave.
"Shkatërrimi i ndërmarrjeve industriale në lindje të Ukrainës nga luftëtarët do të sjellë si pasojë një rënie të PBB-së me tetë ose nëntë për qind", njoftoi ministri në një komunikatë.
Vendi ndodhet në recesion që prej dy vitesh, kryesisht për shkak të vështirësive të industrisë së saj metalurgjike, por kriza politike e dimrit të kaluar e ndjekur nga konflikti në lindjen separatiste shkaktoi një rënie të aktivitetit dhe të monedhës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në pranverë miratoi një plan shpëtimi prej 17 miliardë dollarë për të evituar një falimentim të Ukrainës, parashikon aktualisht një rënie të PBB-së prej vetëm 6,5 për qind dhe një rritje ekonomike prej një për qind vitin që vejn.
Sipas statistikave zyrtare ukrainse, prodhimi industrial i vendit regjistronte në gusht një rënie prej 21,4 për qind.
FMN-ja ka prnuar se ndihma e saj mund të jetë e pamjaftueshme duke parë se konflitkit në lindje po zgjat dhe një delegacion ukrainas vajti javën e kaluar në Uashington për të takuar përfaqësues të kësaj organziate.
ATSH
/Shqiptarja.com