Ekonomisti i shquar Anesti Bezhani shpallet 'Qytetar Nderi' i Vlorës

Ekonomisti i shquar Anesti Bezhani shpallet 'Qytetar Nderi' i Vlorës

Ceremonia e dhënies së titullit 'Qytetar Nderi'

Anesti Bezhani shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës. Ai është pioner i biznesit në Vlorë dhe themelues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Me propozim të kësaj dhome pak vite më parë, këshilli bashkiak i dorëzoi titullin këtë të premte familjarëve.

Titulli iu dorëzua familjarëve dhe në ceremoni morën pjesë dhe personalitete të pushtetit vendor dhe lokal, përfaqësues të biznesit në Vlorë dhe miq e të afërm të Bezhanit.

Kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se Bezhani ka qenë shembull për të gjithë brezat.

'Shembull virtyti për të gjithë gjeneracionet, bir i një familje qytet formues e patriotë, ndoshta ekonomisti më i shquar i historisë jo vetëm të Vlorës por i të tërë Shqipërisë, në botën e përtejme ku prehet në paqe do t'i duhet të marrë përsipër me nder, dhe mirënjohjen e pafundme të këtij qyeti madhështor që di të nderojë dhe të krenohet me bijtë e tij.

Lavdi Vlorës sonë të madhe, që në altarin e krenarisë së saj, mban dhe nderon bijtë e saj më të mirë që i kanë bërë nder jo vetes dhe familjes por tërë komunitetit. Tërë Vlorës.

U përjetsoftë kujtimi dhe emri i tij, i Anest Bezhanit, qe na bën krenar neve dhe qytetin.', tha Dredha.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri tha se Bezhani ishte një nga autoritetet më të shquara të mendimit ekonomik në vend.

'Një nga autoritetet e mendimit ekonomik më të spikatur në Shqipëri, gjigantit të kontabilitetit shqiptar, ndoshta vlonjatit më të vleresuar me tituj, çmime e urdhëra në tërë historinë e Vlorës, si kryetare e këshillit bashkiak sot ndjej privilegjin t'i dorëzoj titullin “Qytetar Nderi I Vlorës” Anest Bezhanit padyshim më i shquari në dy shekuj jete vlonjate të Familjes Bezhani, ideatore dhe mbajtëse e vlerave kombëtare për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë duke i paraprirë asaj në Klubin Labëria, me gjysh bashkëthemeltar të këtij klubi të madh patriotik kombëtar, por edhe si stërnip, nga e jëma, i Bab Dud Karbunarës, firmëtar i Pavarësisë së Shqipërisë.', u shpreh Mërkuri.

Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit të Vlorës tha në fjalën e tij se vlerat e Bezhanit si qytetar dhe profesionist janë të padiskuteshme.

'Në një çerek shekulli pune me të, ku kemi ndarë jo vetëm filozofinë e ekonomisë dhe biznesit, por gjithë atë në ndërtimin e dhomave të tregtisë në Shqipëri, mekanizmit të funksionimit por edhe te suksesit, në këtë ditë ku njëri nga ekonomistët më të njohur shqiptar në 70 vitet e fundit, duke qenë me të anëtar i përherëshëm i kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë jo vetëm të Vlorës, që prej themelimit të saj ku kam pasur dhe nderin që në emër të tërë kolegëve të këtij komuniteti t’i jap të parit dhe të vetmit “Mirënjohjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë”,  për “kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin ekonomik e tregtar dhe shembull morali e korrektësie për të gjithë anëtarët e biznesit në qarkun Vlorë” sot pjesë e këtij rrethi të mbledhur këtu në nder të atij që quhet pionier i mendim të ekonomisë së lirë në Shqipëri, në ceremoninë e Bashkisë dhe Këshillit të saj Bashkiak, ndihem i vlerësuar që drejtoj këtë dhomë biznesi, tregtie e industrie ku Anest Bezhani, vlerat e tij të padiskutueshme qytetare dhe profesionale ja bashkëlidhi kësaj trupe, duke e bërë edhe këtë të ndihet krenar që e kishte pjesë të saj.'

Ndërsa i biri i Anest Bezhanit, Rinald Bezhani shtoi se emri i babait të tij ishte me peshë dhe kjo lidhet edhe me fatin e tij.

Nomen Omen!

Plautus kish të drejtë

Pesha e emrit dhe fati i lidhur me emrin që mban!

Pesha e një emëri!

80 vjet më parë, fëmijë, tim eti ju desh të mbatë fatin e emrit. Bezhan

Nomen non tamen omen, thotë i mençuri latin, Sidoqoftë, emri nuk është një ogur!

Mbase.

Im at i shijoj të gjitha në gjallje. Në atë graalin e tij të jetës shijoj ëmbëlsin dhe hidhësinë në një përzjerje impresionuese.

Vendosi të ecte perpara! Ja doli.

Tek varri i solla nje shkëmb, tejet i bindur që aty do thyejnë kokën tërë kokëboshët. Tek këmbët një ulli, shenjë e përjetësisë pavdeksisë dhe ringjalljes, si shenjë paqe e tij me njerëzit dhe Zotin! Dinte të falte. I bindur që ka falur.

Do mundohem ta bëj edhe unë.

Veç krenarisë prania juaj më bëri të ndihem mirë sot. Ndihen në shtëpi, në shtëpinë e madhe të vlonjatëve. Faleminderit

Anesti Bezhani u nda nga jeta më 9 shkurt të këtij viti. Ai njihet si një nga ekonomistët më të shquar në vendin tonë me punën e tij me menjëherë pas viteve të çlirimit të vendit në vitin 1948. 

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komuna Novosele: 02/04/2024 18:07

    Burri me i madh dhe fantastik qe ka punuar ne kete komune, nga clirimi deri me sot. Kete qe berri Vlora sot duhet ta kishin bere Shakajt, pasi njerin e kishin edhe kryetar komune. Por respekti nuk qenka peme qe u ritka ne fshatin e tyre, as mirenjohja.

    Përgjigju
  • Old Muradie: 30/03/2024 18:46

    i fundit i Moikaneve. Vlores dhe Shqiperise nuk u vijne me personalitete te tilla qe sbene asnje polemike ne jete. I mire me te gjithe. Mbiemri Orthodoks me i madh i Vlore. Personalitete te padiskutuara kombetare qe kur nuk u vleresuan sa duhet.

    Përgjigju
  • Artur: 29/03/2024 21:34

    Respekt per zotin Anest dhe bravo bashkia e Vlores. Ngushellime dhe minuti tim Rinaldos dhe familje Bezhani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës